Pasuesit e Albas dhe ikja e një mesfushori, sa shumë lëvizje te Barcelona

schedule09:37 - 26 Qershor, 2021

schedule 09:37 - 26 Qershor, 2021

Barcelona dëshiron të përmirësojë skuadrën e saj, por edhe ë ulë nivelin e pagave, që e kushtëzojnë shumë klubin. Për ta bërë këtë do i duhet fillimisht të shesë ose të largoje lojtarë, mes tyre edhe kryesore apo senatore të ekipit.

Jordi Alba pritet të jetë një prej tyre. Për kapitenin e Spanjës ka ofertë nga Interi dhe palët janë në bisedime të vazhdueshme prej kohës. Duke parë mundësinë e largimit të tij, Laporta ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin.

 

Jose Gaya është lojtari objektivi numër një i katalanasve. 26-vjeçari luan te Valencia dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ai e do kalimin te Barcelona dhe këmbëngulja e mbrojtësit të majtë mund të jetë kyçi për ta sjellë në “Camp Nou” kundrejt një çmimi të leverdisshëm.

Një tjetër mbrojtës i majtë është në orbitën e Barcelonës. Mundo Deportivo raporton se katalanasit kanë kontaktuar Chelsean për afrimin e mundshëm të Marcos Alonso. Ky i fundit mund të zëvendësojë largimin e Junior Firpos, për të cilin ka disa oferta.

 

Një nga largimet nga Barcelona do të jetë edhe Miralem Pjanic. Mesfushori nuk mundi të lërë gjurmë në sezonin e tij të parë te spanjollët dhe largimi është i pashmangshëm. Nga Franca mësojnë se PSG e do mesfushorin dhe ka nisur tratativat e para. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!