Manchester United po mendon të shesë Paul Pogba dhe në Angli kanë nisur të mendojnë edhe për pasuesin e tij. I preferuari është mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez. Në Spanjë nuk duan të heqin dorë nga lojtari i tyre, por një ofertë stratosferike do t’i bënte ata të mendoheshin.
“Mundo Deportivo” raporton se Manchester United, nëse do ta kërkojë me ngulm Niguez, do të duhet të paguajë 128 milionë sterlina për kartonin e tij. Një shifër mjaft e lartë, që sigurisht do t’i zmbrapste “Djajtë e kuq”. Shitja e Pogba në këto momente zor se do t’i kapte ato shifra, edhe pse Reali e do me ngulm.
Futbollisti i Atletico Madrid është nën kontratë deri në vitin 2026. Niguez është produkt i akademisë së klubit spanjoll dhe numëron deri më tani 250 ndeshje me klubin “mëmë” dhe cilësohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Diego Simeone dhe të kombëtares së Spanjës. /abcnews.al