Pasuesi i Metës, Balla-Alibeajt: Na sillni emra për kandidatë, po a i siguroni dot 20 firma deputetësh?

schedule10:43 - 18 Maj, 2022

schedule 10:43 - 18 Maj, 2022

Kryetarët e katër Grupet Parlamentare janë mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit për të negociuar për mënyrën sesi do të vijojë procesi i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Pasi dwgjoi propozimet nga Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar Socialist theksoi se opozita mund tw propozojw njw ose disa kandidatw, por nuk mund tw kwrkojw qw tw ketw “monopolin” e propozimt.

Balla solli edhe një herë në vëmendje që asnjë kandidat që mund të vijë nga “Rithemelimi” nuk do të pranohet, ndërsa i kujtoi edhe një herë opozitës që për momentin është e përçarë. Ai pyeti Alibeajn disa herë nëse mund t’i sigurojë 20 firmat e deputetëve që duhen për të propozuar kandidatë për presidentë.

“Jam dakord që të keni të drejtë të propozimit, por jo monopolin e propozimit. Të drejtën e propozimit e kanë të gjitha palët.  Të hënën në 18.00 raundi i dytë. Duhen 20 firma të deputetësh për ta propozuar. I keni?  E tillë procedura kushtetuese. Mund të sillni tre kandidatë, por kini parasysh që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë. Silleni, po e keni dakordësinë, kjo është gjë e mirë. Mendoj që kështu edhe jemi të barabartë. Dy raunde i keni ju.

PS nuk ka një proces që nuk e përgatit në kohë. Kemi dy muaj që përgatitemi për këtë proces. Nuk kemi përjashtuar tërësisht politikën, por nga Grupi i socialistëve nuk mund të jetë. Me kriteret jemi dakord. Ju keni të drejtën tuaj të propozoni, por nuk është ekskluzive. Deri në raundin e tretë, mund të biem dakord, që ju ta propozoni dhe ne të shohim. Nëse nuk biem dakord, pastaj me respektin e procesit në raundin e katërt ne do propozojmë dhe ju duhet të vini dhe të shpreheni me votë.”

Kujtojmë se, duke i qëndruar draftit të tij me kritere, Alibeaj kërkoi më herët gjatë mbledhjes që opozita të propozojë katër kandidatë, prej të cilëve mazhoranca mund të zgjedhë dy. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!