Manchester City po kërkon një zëvendësues për Leroy Sane. 24-vjeçari u transferua te Bayern Munchen për shumën e 50 milion eurove dhe Pep Guardiola ka nevojë për një sulmues të majtë.
Ideja e fundit vjen pikërisht nga kampionët e Gjermanisë dhe ai është Kingsley Coman. Francezi është një njohje e vjetër e trajnerit katalanas, i cili ka një vlerësim të madh për lojtarin.
Ardhja e Sane e ekipi bavarez i rrezikon postin e titullarit Coman, pasi të dy aktivizohen në linjën e majtë të sulmit. Interesimi i City e intrigon, edhe pse 24-vjeçari francez ndihet shumë mirë në Bavari.
Gjithsesi, në fillim duhet pritur oferta që klubi anglez do të bëjë për Bayern Munchen dhe vetë lojtarin, me Guardiolën që e cilëson si pasuesin perfekt të Leroy Sane. /abcnews.al