Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, është gjithmonë e më pranë largimit nga napoletanët. Kujtojmë që polaku ka mbetur jashtë ekipit për shkak të mosmarrëveshjeve që pati me klubin në verë dhe në merkaton e janarit ai pritet të largohet.
Sipas raportimit të mediave spanjolle ( AS dhe Marca ), Milik është i përzgjedhuri i Diego Simeones për të zëvendësuar Diego Costën. Ky i fundit kërkoi pak ditë më parë largimin nga madrilenët në janar dhe dëshiron ndërprerjen e parakohshme të kontratës për arsye personale.
Kartoni i lojtari të Napolit vlerësohet diku te 18 milionë euro, por kontrata e tij me Napolin përfundon në qershor dhe ata nuk dëshirojnë që ta humbasin atë me parametra zero. Kështu që marrëveshja mes klubeve mund të mbyllet dhe për 10 milionë euro. Për Milik janë të interesuar dhe klube si Roma e Juventus, por tashmë madrilenët janë më të favorizuar. /abcnews.al