Pastruesi 27 vjeçar i qytetit të Kukësit: S’do ta braktis vendin për Anglinë

schedule20:39 - 4 Mars, 2023

schedule 20:39 - 4 Mars, 2023

Vilsoni Kaculi është 27 vjeç dhe punon në sektorin e pastrimit në Kukës. Ai është ndër të pakët që mendon të mos e braktisë vendlindjen. I riu është baba i tre fëmijëve. Ai thotë se punën e nis herët në mëngjes në mënyrë që të menaxhojë kohën për familjen.

Për të puna që bën është shumë e rëndësishme. Me të ardhurat që merr mban familjen. Ai tregon se në fillim paragjykohej për punën që bënte. Sot është krejt e kundërta. Ka fituar respektin e të gjithëve. Edhe banoret e lagjes ku ai pastron ia kanë lehtësuar punën.

Me herët jetonte në ndërtesa të braktisura të Kukësit e me shumë sakrifica. Tashmë ka përfituar një banesë nga projekti kombëtar i strehimit i Entit Kombëtar të banesave. Me një pjesë të të ardhurave Vilsoni thotë se paguan kredinë e shtëpisë, me pjesën tjetër përmbush detyrimet ndaj familjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!