“Pastronim tragetin”, lëndët kancerogjene dërgohen në Institutin e Fizikës Bërthamore

schedule15:52 - 21 Shkurt, 2020

schedule 15:52 - 21 Shkurt, 2020

Prokuroria e Vlorës ka dërguar për ekzaminim në Institutin e Fizikës Bërthamore materialet e gjetura në tragetin e linjes Brindizi-Vlorë. Burime nga grupi hetimor i thanë gazetarit të Abc News Elton Nika se punonjësit e tragetit, që u arrestuan kanë deklaruar se në fuçitë e sekuestruara kishte vaj për motorin e tragetit. Kurse materialin tjetër të njohur si lesh xhami, që ka në përmbajtje amiantin kancerogjen, e përdorin për pastrimin e tragetit.

Një sasi e konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme janë sekuestruar në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë. Ndërsa në pranga kanë përfunduar 6 persona. Hetimet i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës, e cila dyshon se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur dhe herë të tjera.
Prokuroria gjithashtu ka dhënë urdhër që trageti të bllokohet. Sipas burimeve të ABC News, hetuesit kanë marrë mostra nga materialet e gjetura, por dhe nga lëndën e fuçive me mbishkrimin “Eni”. Ato do të analizohen pranë Institutit të Fizikës Bërthamore.
Disa nga materialet i ka tërhequr firma “Delfini 1” që merret me pastrim dhe më pas kjo e fundit ia dorëzonte kompanisë “Kornuzi”, që riciklonte mbetjet.

TË ARRESTUAR:
-Festim Tafa, Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN
-Kujtim Xhafellari, Zv/kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
-Elisabeta Cuni, Administratore e firmës “Delfini 1”
-Arbër Cuni, Shoferi i fugonit
-A.B, Drejtori operativ i një agjencie tragetesh
-Zamir Kornuzi, Pronari Firmës “Kornuzi

Burime të ABC News pranë policisë rapotojnë se punonjësit e arrestuar të tragetit gjatë dëshmisë së tyre mohojnë të kenë njohuri për përmbajtjen e lëndëve të rrezikshme dhe sipas tyre në brendësi të fuçive ka vaj për motorin e tragetit.

Në traget ka patur dhe lesh xhami që përmban amiant kjo është një lëndë e rrezikshme kancerogjene që sipas pretendimve të të arrestuarve me këtë material pastruan tragetin që pak kohë më parë ka kryer remontin. 6 të arrestuarit do të mësojnë masën e sigurisë ditën e hënë. Deri atëherë do të jenë grumbulluar dhe hetuar më shumë prova përmes të cilave do të vërtetohet ose jo fajësia e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!