Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pastroi para edhe në Shqipëri, sipërmarrësi italian krijoi perandori pronash në Palermo

schedule10:37 - 12 Nëntor, 2021

schedule 10:37 - 12 Nëntor, 2021

Sipërmarrësi italian Francesco Zummo që drejtoi skemën e pastrimit të parave nga Italia përmes Zvicrës dhe Shqipërisë, kishte krijuar një perandori ndërtimesh në Palermo.

Sipas medieve italiane të cilat i referohen autoriteteve, duke filluar nga fundi i viteve ’60, Zummo, bashkë me partnerin Vincenzo Piazza (i konsideruar këshilltar besnik i një familjeje mafioze) dhe me krahun e tij të djathtë Francesco Civello, ishte ndër përgjegjësit kryesor për ndërtimet në Palermo. Sipas tyre ai kishte krijuar një perandori ndërtimesh prej rreth 2700 pronash.

Lexo edhe: Bashkëpuntor i Taçit dhe i “Cosa Nostras”, sipërmarrësi kaloi miliona euro nga një bankë greke në Tiranë



Sipërmarrësi, pavarësisht se ishte i afërt me familjet mafioze, kishte rol në lidhje me ngjarjet që rrodhën si pasojë e luftës mes mafias. Ai ishte një personazh dhe kujdestar i të ardhurave që vinin nga trafiku i drogës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!