Konfiskohen pasuri të krimit, SPAK dërgon për gjykim ish drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi

schedule09:03 - 25 Tetor, 2024

schedule 09:03 - 25 Tetor, 2024

SPAK ka çuar për gjykim dosjen për ish drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi dhe 3 personave të tjerë. Në tetor të vitit të kaluar, GJKKO la në arrest shtëpie Dashin, e cila akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të pastronin paratë e fituara nga aktivitetet kriminale.

Ndaj Dashit rëndon akuza e pastrimit të parave në bashkëpunim ndërsa dy vëllezërit Ramaj akuzohen për pastrim parash, grup të strukturual kriminal dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nën akuzë është vënë edhe i afërmi i tyre Ardjan Malasi për të njëjtat vepra.

Dy vëllezërit rezultojnë të dënuar në Belgjikë në vitin 2021 për vepra penale të lidhura me narkotikët. Besjan Ramaj rezulton gjithashtu i dënuar për vepra të njëjta penale në vitin 2012 edhe në Norvegji.

Sipas SPAK, dy vëllezërit bashkë me të afërmin e tyre Ardjan Malasi kanë kryer veprime sistematike nga vitit 2010 deri në 2023 me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe transferim në vazhdimësi të pronësisë, si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm.

Ndërsa e pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë.

Veprimet e tyre kanë konsistuar kryesisht a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme; b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave; d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dh) përdorimit të shoqërive tregtare, përmes lëshimit të faturave fiktive për të transferuar lehtësisht paratë.

Përgjatë kësaj veprimtarie kriminale rezulton të jetë përdorur kryesisht paraja në dorë, e cila është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k me ortak dhe administrator Ardjan Malasi, për t’u investuar më pas në pasuri të paluajtshme, e shoqëruar me kryerje të veprimeve dhe transferimeve të shumta bankare të vlerave monetare nga llogaritë e shoqërisë tregtare në atë personale dhe anasjelltas, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve fiktive juridike, si huadhënie, shitblerje të pasurive të paluajtshme, apo transferim të këtyre pasurive, Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntëmilion lekë.

Pasuritë e sekuestruara:

1. 12 (dymbëdhjetë) apartamente në qytetin e Fierit;

2. 1 (një) dyqan prej 300m 2 në qytetin e Fierit;

3. 1 (një) pasuri e paluajtshme, ullishte, me sipërfaqe 5.200 m, ndodhur në Mallakastër;

4. 4 (katër) apartamente në qytetin e Tiranës;

5. 3 (tre) ambiente me funksion garazh në qytetin e Tiranës;

6. 1 (një) shoqëri tregëtare;

7. 2 (dy) automjete;

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!