Pasojat post-COVID, në Sanatorium edhe 30 vjeçarë

schedule15:44 - 14 Qershor, 2022

schedule 15:44 - 14 Qershor, 2022

Nga Ema Shazivari

Një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë kaluar COVID kanë pasur komplikacione të shumta në mushkëri edhe disa muaj pas negativizimit.

Shpesh ata i janë drejtuar edhe spitalit. Ndonëse fillimisht më të dëmtuar ishin grupmosha mbi 60- vjeç, mjekët thonë se në Sanatorium ka pasur të shtruar edhe 30 vjeçarë me dëmtime serioze pulmonare si pasojë e COVID.

Mjeku pneumolog i spitalit “Shefqet Ndroqi” Arben Tanka, thotë se pavarësisht normalizimit të pandemisë, ata tashmë po përballen me përkeqësimin e gjEndjes shëndetësore tek pacientët kronikë në sanatorium.

Prej më shumë se një viti sanatoriumi vijon punën në normalitet, edhe pse ende ekziston pavioni për rastet post COVID. Aktualisht në këtë pavion po trajtohen 4 pacientë, nga 40 që ishin 2 muaj më parë.

/Abcnews.al