Pasojat e pezullimit të autonomisë së Katalonjës nga Spanja

schedule14:52 - 22 Tetor, 2017

schedule 14:52 - 22 Tetor, 2017

Mediat spanjolle dhe ato ndërkombëtare hedhin dyshime për sa i përket aplikimit të plotë të nenit 155 që i pezullon autonominë Katalonjës. Ndërkohë presidenti katalanas Puidgemont është gjithnjë e më shumë nën presion pasi i kërkohet të shpallë pavarësinë të premten e ardhshme; ditë kur senati spanjoll do të votojë për masat e vendosura nga kryeministri spanjoll Rajoi.

Qeveria spanjolle vendosi të pezullojë autonominë e Katalonjës nën arsyetimin për të risjellë autonominë dhe ligjshmërinë në rajon. Kjo pas refuzimit të qeverisë katalanase për të tërhequr deklarataën për pabarësinë. Por deklarata e kryeministrit spanjoll MAriano Rajoi për zyrtarizimin e marrjes së kontrollit të plotë të rajonit, u konsiderua si shumë e ashpër dhe e papritur nga mediat ndërkomnëyare. Ditët e fundit mendohej se qeveria spanjolle do të ndërmerrte vendime të kufizuara dhe të përqendruar vetëm tek qeveria e katalonjës dhe në të gjithë rajonit. Një ide e mbështetur dhe nga partia socialiste spanjolle, por kryeministri Rajoi deklaroi heqjen e cdo pushteti të të gjithë anëtarëve të qeverisë mes të cilëve dhe presidenti Puigdemont, duke shtuar se funksionet e tyre do të delegohen në institucionet e Madridit. Roli i parlamentit katalanas është zvogëluar dhe Madridi do të ketë të drejtë ta shpërndajë atë duke mbajtur zgjedhje të reja në rajon brenda gjashtë muajsg. Por qeveria spanjolle aktualisht ka dhe kontrollin e policisë katalanase. Madridi mund të ndërhyjë dhe në televizionin dhe radion publik: TV3 – rrjetin televiziv më të rëndësishëm katalanas.
Të gjitha këto masa lejohen pas aktivizimit të nenit 155 të kushtetutës spanjolle, por masat janë të përkohshme pasi qeveria spanjolle bëri të ditur se do të jenë në fuqi deri sa të rivendoset rendi në Katalonja. Duke pasur parasysh se partia e kryeministrit spanjoll ka mazhorancën e parlamentit, miratimi i këtij vendimi duket vetëm një rutinë.
Neni 155 i kushtetutës spanjolle në fakt nuk parashikon pezullimin e autonomisë së një komuniteti autonom spanjoll dhe një masë që do të konsiderohej anti kushtetuese. Por i jep dritë jeshile qeverisë spanjolle për të vendosur si dhe kur mund të ndërhyjë për të detyruar rajonin të respektojë ligjin.
Por mediat spanjolle shkruajnë se ende nuk është e qartë se si qeveria spanjolle do e aplikojë këtë vendim dhe cfarë pasojash politike do të ketë në Katalonja.
gazeta spanjolle Diario shkruan se nënpunësit në televizionin publik katalanasm ata në insititucionet rajonale dhe vetë agjentët e policisë kanë deklaruar se nuk do tu binden eprorëve të caktuar nga MAdridi
Dhe nëse drejtuesit aktualë do të arerstohen me urdhër të Madridit mund të ketë një përshkallëzim tensionesh në rajon nga ata që mbështesin pavarësinë.
Ndërkohë presidenti katalanas Puidgemont është gjithnjë e më shumë nën presion pasi i kërkohet të shpallë pavarësinë të premten e ardhshme; ditë kur senati spanjoll do të votojë për masat e vendosura nga kryeministri spanjoll Rajoi.