Pasojat e njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit

schedule13:24 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 13:24 - 7 Dhjetor, 2017

Në vitin 2015, palestinezët përbënin 37% të popullsisë së qytetit prej 850 mijë banorësh në Jeruzalem. Shumë prej tyre jetojnë në shtëpi dhe lagje të mbipopulluara, pa qenë në gjendje të sigurojnë leje për zgjerim apo ndërtim. Tre të katërtat jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe 25% jetojnë në lagje të shkëputura nga pjesa tjetër e qytetit, prej murit ndarës.

E tashmë njohja e Jeruzalemit si kryqytet I Izraelit nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp ka ngjallur jo pak reagime, ndërkohë që tensionet po përshkallëzohen në Lindjen e mesme, Por cfarë pasojash mund të sjellë ky vendim i administratës amerikane ….”The Guardian” liston disa prej tyre.

Një nga pasojat e para prek pikërisht procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës i cili prej kohësh mbetet i bllokuar që kur misioni për paqen i ish Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dështoi në vitin 2014. Por komuniteti ndërkombëtar – përveç SHBA – është i bashkuar, kur thotë se pranimi i Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, i jep një goditje fatale çdo shprese për të ringjallur bisedimet e paqes.

Vetë Palestinezët e shohin vendimin e Trump si fundin e shpresave për pritshmëritë e tyre rreth Jeruzalemit lindor si kryeqytetin e shtetit palestinez. Këta të fundit dhe pse kundërshtojnë dhunën, nuk e përjashtojnë si një alternativë reagimi.

Ndërsa qeveria izraelite nga ana e saj deklaroi se Trump tashmë është pjesë e historisë me vendimin që ka marrë. Që pas pushtimit të Jeruzalemit lindor pas luftës disa ditore në 1967-ën, Izraeli e shpalli qytetin si kryeqytetin “e përjetshëm dhe të pandashëm” duke kërkuar njohje ndërkombëtare. Rreth 200 mijë izraelitë që jetojnë në vendbanimet në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, në mënyrë të paligjshme sipas ligjeve ndërkombëtare, gjithashtu do të festojnë.

Por për sa I përket pasojave në rajon, vendimi i administratës amerikane do të shkaktojhë një destabilizim të mëtejshëm. Reagimi më I ashpër ka qenë ai I Ankarasë ku presidenti turk Erdoan deklaroi se vendi mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Sauditët, aleatë të rëndësishëm të SHBA në rajon – besojnë se kjo lëvizje dëmton përpjekjet e vazhdueshme të Riadit, për të rigjallëruar planin e paqes. Vendet arabe në kufi me Izraelin – Egjipti, Jordania, Libani dhe Siria – pritet të dënojnë këtë vendim.

Por dhe shumica e vendeve evropiano-perëndimore janë alarmuar dhe pse nuk dihet nëse BE do të reagojë duke refuzuar të ketë marrëdhënie tregtare me kompani izraelite që veprojnë në territoret e pushtuara, duke kundërshtuar ashpër në këtë mënyrë SHBA-në.

Por dhe në këndvështrimin fetar pritet të ketë pasoja. Patriarku Theofilos III, I cili konsiderohet si figura më e lartë e krishterë në Jeruzalem, si dhe shumë udhëheqës të tjerë të kishës në Tokën e Shenjtë, i dërguan një letër presidentit amerikan ku e paralajmëronin për një “dëm të pariparueshëm”. Kjo pasi vendimi i tij do të nxisë urrejtje, konflikte, dhunë dhe vuajtje në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!