“Pasojat e Covid-19 tek fëmijët”, Ruçi në mbledhjen me deputetët: Duhet bashkëpunim

schedule13:42 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 13:42 - 14 Dhjetor, 2020

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi në mbledhjen e grupit të deputetëve  “Miqtë e fëmijëve” ditën e sotme është shprehur se pandemia kërkon bashkëpunimin e qeverisë, stafit mjekësor dhe qytetarëve që kjo situatë të kapërcehet.

“Pandemia Covid-19 ka shkaktuar probleme shëndetësore, ekonomike, psikologjike e sociale, dhe thellim te pabarazise e varfërisë ne te gjithë botën.

Përgjigjet e qeverisë së Shqipërisë ishin në një linjë me përgjigjet më të efektshme të mjaft qeverive të vendeve të zhvilluara. Pandemia po zhvillohet në dy faza dhe përgjigjet ndaj saj kanë qenë të ndryshme për secilën prej tyre.

Në valën e parë, kur  të gjithë u ndodhëm para të papriturës e të panjohurës, përgjigja ishte teknike dhe e menjëhershme: mbyllja e mjaft vendeve evitoi rrezikun e kolapsit te sistemeve shëndetësore, ekonomive, programeve sociale dhe te institucioneve në shumicën e vendeve të planetit.

Në këtë fazë të zgjidhjes teknike, pra mbylljes ose kufizimit të mjaft aktiviteteve, faktori kryesor ishte lidershipi i qeverive. Në këtë linje ishte edhe qeveria jone.

Ndërkohë qe burimet dhe aktiviteti ekonomik goditen prej pandemisë,  nevojat për mbështetje, sidomos për grupe të caktuara të popullsisë, u rriten.

Gjithashtu ai theksoi se lind nevoja e veçantë për mbështetje duke shtuar se skema e ndihmës dhe mbikëqyrja e nevojave te jene dinamike, fleksibile e gjithëpërfshirëse.

“Siç shihet, nevoja për mbështetje është e madhe dhe ajo sfidon aftësite e sistemit tone ekonomik dhe social për të ndihmuar njerëzit.

Kjo kërkon nga Ministria qe skema e ndihmës dhe mbikëqyrja e nevojave te jene dinamike, fleksibile e gjithëpërfshirëse dhe te mos harrojmë askënd qe ka nevojë.

Izolimi dhe varfëria, nën presionin e pandemisë, po rrisin rrezikun për dhune familjare, për shfrytëzim për punë dhe abuzim të fëmijëve.

Po ndodhin dukuri për të cilat nuk na kishte shkuar mendja. Kanë filluar të  shtohen martesat e vajzave ne moshe te mitur, të cilat  pengojnë shkollimin e tyre dhe bëhen shkak për dhune dhe divorce me pasoja te rënda ekonomike dhe sociale.

Shëndeti mendor i te rinjve e adoleshenteve po dëmtohet nga izolimi dhe vetmia. Ndjenjat e ankthit, pasigurisë dhe fillesa të mendime te vetëvrasjes jane dukuri që janë identifikuar gjatë këtyre muajve të vështirë.

Këto probleme janë edhe me serioze për fëmijët me paaftësi dhe te vendosur ne institucione te kujdesit shtetëror si edhe per fëmijët e familjet qe u dëmtuan nga tërmeti.

Viti shkollor i kaluar pati ndërprerje dhe veshtiresi te vazhdueshme dhe u përfundua me ane të mësimit online ne semestrin e dyte, një zgjidhje e detyruar  prej pandemisë”, tha më tej Ruçi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!