Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi është shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje të lidhur me kroonavirusin.
Berlusconi u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano për shkak “të pasojave të Covid-19” bëri të ditur partia e tij “Forza Italia” në një konferencë për mediat.
Kujtojmë se 84-vjeçari u infektua me virusin vitin e shkruar dhe kaloi 24 ditë në po të njëjtin spital në të cilin ndodhet aktualisht. Ai u nxor nga spitali më 30 prill.
Në njoftimin për mediat, partia e përshkroi gjendjen e tij shëndetësore si të mirë, por detaje nuk pati. sb/abcnews.al/