Paskal Milo: SHBA dhe BE po i bëjnë lëshime Serbisë

schedule21:40 - 6 Shkurt, 2019

schedule 21:40 - 6 Shkurt, 2019

I pranishëm në studion e emisionit “Byro Politike” ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka folur për situatën aktuale në Ballkan. Ai ka komentuar deklaratat e fundit të bëra nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është shprehur se ka marrë mesazh nga Putin se nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, Kosova do njihet si shtet ndërkombëtarisht.

“Fryejnë rryma të ndryshme erërash, nuk fryejnë nga një drejtim dhe e keqja është se mund të shëndërrohen në vorbull. Kemi të bëjmë me një përplasje erërashe gjeopilitike. Maqedoninë në NATO e shikoj si efek pozitiv për të stabilizuar Ballkanin. E shikoj si përpjekje për t’i krijuar barriera ndërhyrjes ruse në Ballkan. Në këtë aspek Rusia e ka pranuar sfidën dhe e provoi me Maqedoninë dhe tani karta më e fortë e Rusisë në Ballkan është Serbia. Dy kampet Rusia dhe BE po e bëjnë qendër të përplasjeve të tyre.

Serbia është skenari i Rusisë në Ballkan. Rusia do qëndrojë fort në Serbi. SHBA dhe BE duan të tërheqin Serbinë nga orbita ruse. Për këtë qëllim po i bëjnë lëshime Serbisë me qëllim që ta shkëpusin nga orbita e Rusisë. Dhe lëshimet që i bëhen Serbisë i paguajën shqiptarët se nuk ka kush ti paguaj tjetër. Këto lëshimë që po bëhen duke filluar që nga administrata amerikane ajo e Trump, duke filluar tek tolerimet që bën BE në adresë të Serbisë dhe duke nxitur arritjen e marrëvehsjen mes Kosovë dhe Serbisë po tentoj të arrjnë një marrëveshje dhe nuk dihet çfarë mund të ndodhë.

Por fakti që doli çështja e kufijve pas takimt Trump –Putin në Helsinki do të thotë se ne ende jemi në errësirë për thelbin e marrëvedshjes që do të arrihet. Kjo ërrësirë ka krijuar dilema dhe mëdyshje. Duhet që ata që janë përgjegjës në Kosovë të jenë trasparentë.  

Intervista e Thaçit kishte dy mesazhe kryesore që mua më ngjallën habi. Thaçi për herë të parë pranon dhe garanton se ka marrë siguri nga Serbia, se kjo e fundit do njohë Kosovën.  Për herë të parë po kaq qartë thotë se kam marrë mesazh nga Putin se në rast se rrihet marrëveshja me Serbinë, Kosova do të njihet ndërkombëtarisht.  Deklarata të tilla kaq të qarta të japin të kuptosh që marrëveshja është afër në kulisa. Por anjë nuk e di se çfarë po gatuhet, është tepër sekrete dhe kjo nuk të lë shije të mirë. Unë mendoj se duhet patur shumë kujdes dhe jo për të penguar përpjekt por duhet kërkuar transparencë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!