Paskal Milo dhe Roderick Bailey shpallen fitues të konkursit për 75-vjetorin e çlirimit

schedule15:00 - 15 Nëntor, 2019

schedule 15:00 - 15 Nëntor, 2019

Juria ndërkombëtare përzgjodhi si fitues të veprës shkencore më cilësore për autorë vendas, historianin Paskal Milo me veprën “Shqipëria  në luftën e dytë botërore (1939-1943).

Autori i huaj fitues i konkursit për 75 -vjetorin e çlirimit të Shqipërisë u shpall Roderick Bailey për veprën “Lufta e fshehtë në Shqipëri, një histori e misioneve sekrete britanike 1940-45”.

Ndërkohë, juria  gjykoi që për veprën shkencore më cilësore për antifashizmin në Shqipëri nga studiuesit e rinj të mos jepte çmim, për shkak se veprat nuk ishin në nivelin e duhur shkencor. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!