Pasioni për arbitrimin dhe ngacmimet nga futbollistët, rrëfehet Emanuela Rusta

schedule17:09 - 13 Janar, 2020

schedule 17:09 - 13 Janar, 2020

Emanuela Rusta është padiskutim arbitrja më e njohur shqiptare. Rusta drejtoi dhe takimin miqësor, “Ndeshja e Yjeve”. që u luajt në Air Albania Stadium dhe aty tërhoqi një vëmendje të madhe. Në një intervistë për “Albeu.com“, arbitrja bukuroshe tregoi shumë gjëra, nga pasioni për arbitrimin, e deri te ngacmimet që i bëjnë shpeshherë futbollistët.

PASIONI PËR ARBITRIMIN – “Dëshira për arbitre lindi prej një kolegu që është arbitri më i mirë në Shqipëri”.

VËMENDJA E MADHE – “Një formë shpërblimi i punës për kaq kohë pa hequr dorë deri tek suksesi”.

FRYMËZIMI – “Emanuela frymëzohet nga persona që kanë arritur çdo gjë me punë dhe korrektësi”.

VËSHTIRËSITË – “Nuk është e vështirë për një femër nëse është serioze dhe korrekte ta ushtrojë këtë profesion”.

NGACMIMET NGA FUTBOLLISTËT – “Jo, janë mësuar tani që femrat po shtohen në fushën maskiliste të futbollit”.

PALESTËR – “Çdo ditë në palestër dhe minimumi 2 ore në ditë”.

STATUSI – “Statusi në një lidhje të pandashme me profesionin dhe karrierën që po bej”.

PASIONET – “Çdo gjë tek unë është e lidhur me sport. Jap mësim në lëndën Edukim Fizik dhe Sport në gjimnaz dhe jam në përfundim të një masteri shkencor tek UST”.

TIFOZE – “Shoh shumë ndeshje por nuk jam tifoze e ndonjë skuadre, shoh vetëm nga ana e gjykimit një ndeshje”.

USHQIMI I PREFERUAR – “Hmm, ushqimi im i preferuar është çdo ushqim që është i shëndetshëm”.

MAL APO DET – “Turizmi mix, secili ka të veçantat dhe bukurit natyrore ndryshe nga njeri tjetri”.

SUKSESI – “Gjithë suksesin tim, ia dedikoj familjes time, padiskutim babit tim”, u shpreh Rusta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!