Nudot mitike dhe figurat historike të skulptorit Janaq Paco vijnë në një album
Studiuesi Ylli Drishti sjell në një botim veprimtarinë e mjeshtrit të skulpturës shqiptare, Janaq Paco. Në këtë album pasqyrohen nudot e shpëtuara pas detyrimit që iu bë artistit nga sistemi dikatatorial për t’i thyer ato.
Janaq Paco është ndër skulptorët e rëndësishme të shekullit te 20. Pasion i mjeshtrit Paco mbetet figura femërore, nudo e tij njihen jo vetëm për bukurinë, por edhe për fatin e trishtë, ku sistemi e detyroi t’i thyente vetë artisti menjëherë pas pleniumit te 4 ku u dënuan shumë artistë, nudo u hoq edhe si lëndë mësimi në akademinë e arteve të bukura asokohe.
Drishti thotë se ëndrra e tij ishte realizimi i një koleksioni nudosh, sigurisht sipas studiuesit ndikim vinte edhe nga arti grek, ku ai u formua si artist. Në këtë përmbledhje jepet rrugëtimi i plotë i artistit Janaq Paco që nga vepra e parë publike në 1949 deri në 1991
Si kryevepër e skulpturës shqiptare Ylli Drishti rendit monumenten e Skënderbeut në Krujë të cilin e ka vënë edhe në ballinë. Albumi është i shoqëruar më shënime dhe është i ndarë në 3 periudha 1942- 1964
1964- 1978 -1991 kur artisti ndahet nga jeta
Kjo vepër vjen në shenjë simbolike edhe për 105 vjetorin e lindjes së artistit./abcnews.al