Pasi u votuan nga parlamenti, Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka betohen para presidentit Begaj

schedule18:38 - 28 Korrik, 2022

schedule 18:38 - 28 Korrik, 2022

Anëtaret e reja të Këshillit të Ministrave, Belinda Ballukun si Zëvendëskryeministëre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Majlinda Dhukën si Ministe Shteti dhe Kryenegociatore, janë betuar sort para Presidenti të Republikës, Bajram Begaj.

Betimi u bë pasi Kuvendi votoi me 76 vota pro ndryshimet në qeveri.

Lexo edhe: Miratohen ndryshimet në qeveri, sa vota morën Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka

Njoftimi nga Presidenca:

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës, SH. T. Z. Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!

Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!