Pasi u vaksinua kundër koronavirusit, mbretëresha ka marrë një vendim

schedule21:44 - 11 Janar, 2021

schedule 21:44 - 11 Janar, 2021

Mbretëresha britanike Elizabeth II do të rikthehet më në fund në Londër pas muajsh izolim për shkak të Covid-19 dhe dëshira e saj është që të kthehet menjëherë në punë.

Pasi bëri edhe vaksinën ndaj Covid-19, 94-vjeçarja e ka më të lehtë që të lëvizë dhe të rikthehet në ‘Buckingham Palace’.

Momenti kur mbretëresha do i kthehet jetës normale do të jetë ‘Trooping the Color’ që mendohet se do realizohet në 12 qershor dhe do të jetë festa e parë kombëtare pas pandemisë. Në këtë ditë festohet edhe ditëlindja e Princ Philip, i cili mbush plot 100 vjeç.l.k/abcnews.al