Pasi rrahu kuzhinierin, Ernest Luka u arrestua me të atin për “shtëpi bari”

schedule17:00 - 20 Mars, 2022

schedule 17:00 - 20 Mars, 2022

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë. Kuzhinieri Indrit Çela u dhunua fizikisht me sende të forta. Burime nga policia bëjnë me ndije se autorët janë dy vëllezër, Ernest Luka dhe Donald Luka nga fshati Derven. Sipas uniformave blu, njëri prej tyre është arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim.

Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre dy vëllezërit i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhëtonte Indrit Çela, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. 39-vjeçari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Siç mëson gazetarja Xhensila Kodra, dy vëllezërit dhe kuzhinieri i njohur kanë pasur konflikte të vjetra, pasi edhe më herët mes tyre ka pasur episode të përplasjes fizike.

Sakaq, njëri nga vëllezërit Ernes Luka është arrestuar mbrëmjen e kaluar, pasi rrahu Çelën. Ai u arrestua mbrëmë bashkë me babain në një operacion tjetër. Bëhet fjalë për operacionin “Derven”. Atë e bir u vunë në pranga për kultivim kanabisi, pasi kishin kthyer një stallë në “shtëpi bari”. g.v/abcnews.al