Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pasi la qelinë, Noizy “nuk njeh limite”, çfarë ka bërë këtë herë reperi

schedule10:58 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 10:58 - 17 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit, reperi i njohur, Noizy ka qenë kryefjala e mediave. Ai u ndalua nga Policia e Kosovës dhe u shoqërua për në Komisariatin e Prishtinës. Më pas u detyrua të paguante një gjob prej 2 mijë eurosh, që të fitonte lirinë.

Menjëherë, pasi la qelinë, Noizy nuk është ndalur dhe ka vazhduar aktivitet e shënuara në axhend.

Ai është veshur si babagjysh dhe ka surprizuar fëmijët në kampin e KFOR-it në Vushtri, ku dhe ka mbajtur një koncert për ta.

“Kemi ardhur me bërë një surprizë në kampin e KFOR-it në Vushtri. Kalamajt nuk e dinë që unë jam Babagyshi i Vitit të Ri. Do të jetë një surprizë e bukur”,  dëgjohet të thotë Noizy në video.

Kujtojmë që ndalimi i tij nga policia, erdhi si pasojë e një sherri të fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!