Pasi kritikuan këngëtaret për ndërhyrjet, Jeta Faqolli i dorëzohet bisturisë së doktorit: Na kapi rryma mua & Rozana Radit

schedule22:34 - 22 Maj, 2021

schedule 22:34 - 22 Maj, 2021

“Konkurrenca gjithçka vajza ju mori, e veçantë jam pa bisturi doktori”. E mbani mend këtë frazë kënge? Pavarësisht se Jeta Faqolli është larguar nga vëmendja e medias, kënga e saj “Konkurrenca” vazhdon të jetë ende shumë aktuale, por edhe e dëgjuar ende sot.

Por për kë e kishte Jeta Faqolli këtë këngë thumbuese asokohe?

E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree, Jeta ka treguar se tekstin e këngës e ka shkruar Rozana Radi dhe sigurisht që ajo kishte në mendje një kolege.

“Nuk ka qenë ideja imë në fakt. Unë kam zgjedhur Rozana Radin për këtë tekst dhe në fakt ajo e kishte për një kolege, nuk po them emra, megjithatë ishte e kohës. Mua më pëlqeu me të parën që ma dërgoi Rozi me mesazh, m’u duk shumë interesante”, është shprehur Jeta Faqolli.

Ndërsa dikur këngëtarja i mëshonte natyrales dhe kritikonte vajzat që bënin ndërhyrje, nuk zgjati shumë dhe iu dorëzua “bisturisë së doktorit”. Një nga ndërhyrjet e saj është zmadhimi i buzëve dhe këtë e ka pranuar publikisht.

“Në fakt pas kësaj kënge, edhe unë vetë u tundova. Bëra buzën që në atë kohë u përfol goxha. Megjithatë më kapi rryma edhe mua, sepse shumë këngëtare përpara meje kishin bërë. Edhe Rozi po ashtu me gjoksin”, tha Jeta Faqolli. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!