Pasi kërkoi falje, Rita Ora paguan gjobën e majme për thyerjen e rregullave anti-Covid

schedule15:19 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:19 - 1 Dhjetor, 2020

Rita Ora ka paguar një gjobë prej 10 mijë £ për thyerjen e rregullave anti-Covid duke organizuar një festë për 30-vjetorin e saj të lindjes. Këngëtarja e hitit “Anywhere” mblodhi 30 miq në festën private në restorantin Casa Cruz në Londër.

Burime pranë yllit të muzikës pop konfirmuan se pagoi vullnetarisht gjobën – shuma maksimale që çdokush mund të gjobitet për shkelje të rregullave anti Covid. Një ditë më parë, artistja shqiptare kërkoi falje publike duke thënë se ishte diçka e momentit dhe se ka qenë gabim duke pasur parasysh situatën e rëndë nga Covid-19.

LEXO EDHE: Theu rregullat duke organizuar festë në fshehtësi, Rita Ora kërkon falje publike

“Ky ishte një veprim i nxitur me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK… Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë.”, theksoi ndër të tjera Rita. /abcnews.al

Tridhjetë njerëz morën pjesë në mbledhjen e fshehtë të Ritës në një restorant në Londrën Perëndimore