Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pashka rikthen emigrantët në atdhe, gjatë 24 orëve kanë hyrë nga Kakavija mbi 7 mijë persona

schedule12:06 - 18 Prill, 2025

schedule 12:06 - 18 Prill, 2025

7740 shtetas kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen pranë familjeve të tyre me rastin e festes së Pashkës.

Pavarësisht kësaj statistike, situata nuk ka qenë problematike sa i takon pritjes së qytetareve për të kaluar kufirin. Nga të dhënat e mara pranë kësaj dogane mësohet se pala greke aktualisht po punon me dy sportele ndërsa ajo shqiptare me 4 të tille.

Krahasuar me vitet e kaluara numri i emigranteve që po kthehen në Shqipëri me rastin e festes së Pashkës është më i ulët, ndërsa lëvizja e tyre drejt vendit tonë serish janë riregjistruar në orët e para të mëngjesit, kohë që përkon edhe me orarin e lëvizjes se autobuseve. Sa i takon shtetasve që kanë lënë pas vendin tonë ata janë rreth 3 mijë persona./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!