Pashka, fluks në Kapshticë/ Në 24 orët e fundit kanë hyrë rreth 6 mijë persona

schedule11:33 - 3 Maj, 2024

schedule 11:33 - 3 Maj, 2024

KORÇË- Afrimi i festës së Pashkës ka shtuar fluksin e lëvizjeve ndërkufitare në doganën e Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia mbi 6 mijë qytetarë ndërsa rreth 2 mijë e 500 kanë udhëtuar drejt vendit fqinj.

Në doganën greke për shkak të fluksit të lartë udhëtarët kanë pritur deri 30 minuta, ndërkohë që përpunimi i dokumentacionit të mjeteve dhe udhëtarëve nga policia jonë kufitare bëhet pa vonesa.

Për të menaxhuar lëvizjet polica jonë kufitare ka hapur 5 sportele në hyrje dhe dy në dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele.

Në varësi të shtimit të lëvizjeve policia kufitare ka marrë masat për të shtuar sportelet dhe personelin.

Autoritetet e kufirit presin që fluksi i lëvizjeve drejt vendit tonë të mbetet i lartë edhe gjatë të shtunës.

/ abcnews.al