Pasardhësi i Zidane, tifozët e Realit kanë një preferencë

schedule15:44 - 21 Shtator, 2019

schedule 15:44 - 21 Shtator, 2019

E ardhmja e Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid është në dyshim. Një rezultat negativ në transfertën e së dielës kundër Sevillës mund të sillte shkarkimin e francezit nga ana e presidentit Florentino Perez.

Spanjollja “Marca” ka bërë një sondazh në lidhje me preferencat e tifozëve madrilienë në lidhje me pasardhësin e Zidane. Rezultati nuk është aspak surprizë.

Në vend të parë preferohet Jose Mourinho me 44% të votave i ndjekur nga Max Allegri me 23%, ndërsa në vend të tretë renditen Raul me 21% të votave. Rreth 12% nuk preferojnë asnjë prej këtyre të treve dhe dëshirojnë një alternativë të katërt.

“Special One” qëndroi tre sezone në Madrid gjatë viteve 2010-2013, periudhë ku fitoi një titull kampion, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanje. /abcnews.al