Pasardhësi i Guardiolës? City ka një ide dhe një plan

schedule13:19 - 29 Shtator, 2019

schedule 13:19 - 29 Shtator, 2019

Manchester City po mendon për zëvendësuesin e Pep Guardiolës. Spanjolli ka një kontratë deri në vitin 2021 me “qytetarët”, por drejtuesit e kampionëve të Anglisë nuk duan të mbeten të papërgatitur.

Emri që i tundon është Giovanni Van Bronckhorst. Holandezi ka drejtuar Feyenoord, aty ku fitoi titullin kampion, dy kupa të Holandës dhe një Superkupë.

Sipas Mirror, City po mendon t’i dhurojë një post në klub që të përshtatet me futbollin anglez. Nëse Guardiola nuk rinovon dhe vendos të provojë një aventurë të re, Van Bronckhorst do ta zëvendësonte menjëherë në stol.

44-vjeçari sugjerohet shumë nga Txiki Begiristain, drejtori sportiv i City dhe Ferran Soriano, presidenti ekzekutiv i klubit. Të dy i ka njohur gjatë periudhës kur luante me Barcelonën (2003-2007). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!