Pasaporta dhe letërkëmbimet Shën Terezës ekspozohen në Tiranë

schedule17:30 - 5 Shtator, 2018

schedule 17:30 - 5 Shtator, 2018

Në Muzeun Historik çelet Ekspozita “Jeta përmes kujtimeve” me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza. Në këtë ekspozitë prezantohen për herë të parë disa dokumenta personale të Shën Terezës dhe letërkëmbimi me familjarët, në nomentetet kur i ndahet nga jeta e ëma, Dranja.

2 vjetori  i shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut,  Shën Terezës nxjerr në dritë disa dokumenta dhe objekte personale të saj përmes ekspozitës “Jeta përmes kujtimeve”.

Kjo është pasaporta e vitit 1927,  një vit përpara se të ikte për mision në Kalkutë, si dhe korrespondenca e letrave ilegale me familjarët, të cilat bëhen publike për herë të parë shpejgon  Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Ndërkohë që në fondin e Muzeut Historik Kombëtar ndodhen rreth 20 objekte personale të Shën Terezës,  si  kryqi  dhuruar në vitin 1991  at Zef Pëllumbit në vizitën e dytë të saj në Shqipëri, apo objekte dhuruar nga familja ku qëndroi Nënë Tereza.

Ndërkohë që  Asani  përmes  librit “6 fëmijët katolikë” në Shkup nxjerr në pah edhe kontributin, e Kolë Bojaxhiut, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e shkollave shqipe në Shkup.

Ekspozita e çelur në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe qendrën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve vjen pas New York-ut në kishën e Zojës së Shkodrës dhe në Prishinë me rastin e ditëlindjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!