Pasagjeri refuzoi të dilte nga tualeti, avioni bën ulje emergjente

schedule16:07 - 14 Shtator, 2021

schedule 16:07 - 14 Shtator, 2021

Një avion me 134 persona bëri një ulje emergjente në Graz të Austrisë, pasi një nga pasagjerët e tij refuzoi të dilte nga tualeti.

Sipas Brusselstimes, policia lokale tha se pasagjeri u mbyll në tualet menjëherë pas ngritjes nga Qiproja për në Zyrih të Zvicrës. Si pasojë, piloti vendosi të zbriste në Graz në mënyrë që të merrej me situatën. Burri më në fund u largua nga tualeti, por pa dhënë asnjë shpjegim për sjelljen e tij.

Ndërkohë, u bë e ditur gjithashtu se asgjë e dyshimtë nuk u gjet në bagazhin e pasagjerit./abcnews.al