Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas zvarritjes, publikohet lista e Tiranës/ Kryeson Hysen Kadiu, dështojnë Dogjani, Nebiaj, Teliti, Biberaj, Kalaja e Harxhi

schedule23:19 - 2 Mars, 2025

schedule 23:19 - 2 Mars, 2025

Me 24 orë vonesë, Partia Demokratike publikoi rezultatin përfundimtar  të primareve në Tiranë. Nga 82 kandidatë në garë, shumica të kryeqytetit, fitues doli një kryetar dege lokale, Hysen Kadiu, i cili mori 913 vota.

Në vendin  e dytë, falë besnikërisë së tij, u shpërblye Klevis Balliu, me 713 vota në Tiranë. Ndërsa pas tij, një tjetër besnik,Grigels Muçollari me 666 vota.

Jorida Tabaku doli gruaja më e votuar në këto primare në Tiranë, dhe e vetmja e cila automatikisht fiton një nga 12 vendet e sigurta në listën  e kryeqytetit për zgjedhjet e 11 majit.

Mjeku  Ilir  Alimehmeti u rendit i pesti në këto votime, ndërsa vetëm  dy vite më parë ishte i dyti, në balotazh me Belind Këllicin për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.

Deputetja Dhurata Çupi, e cila u katapultua nga Dibra në Tiranë, do të duhet të mbetet në listë të hapur. Po ashtu edhe kritiku Myslim Murrizi, që mblodhi 400 vota. Deputeti  Asllani Dogjani mori vetëm 179 vota.

Në listë të hapur mbeten sekretari organizativ, Ervin Minarolli dhe djali i ish-ministrit Besnik  Mustafaj.

Ndërsa, Adriana Kalaja, që kritikoi para shpalljes së rezultateve procesin, madje duke folur edhe për tradhtarë brenda partisë, grumbulloi vetëm 153 vota.

Nuk do të jetë as në listën e hapur. Bashkë  me të dhe Dorjan Teliti  me deputeten pranë Bashës, Orjela Nebiaj, së  cilës  kalimi në momentet e fundit me Berishën i solli vetëm 47 vota.

Avenir Peka po ashtu, mori vetëm 128 vota, duke u futur në listën e atyre të cilët mbeten pa listë.

Megjithatë, Tirana, qarku më i luftuar në PD për këto primare, ka gjasa që të përfundojë në një betejë të humbur për të gjithë.

Nga 12 vende të listës së sigurt, Berisha, përfshirë dhe veten, ka mbyllur gjysmën me besnikë të vet.

Të hënën,  afati i fundit për koalicionet, ai duhet tu ndaje mandatet edhe aleateve. Në Tiranë, dy vende te sigurta ia ka kërkuar Ilir Meta, 1 Mediu ndërsa 1 i është ofruar Idrizit. Në lojë është dhe Vangjel Dule.

Për kandidatët që luftojnë në primare, mbetet vetëm 1 vend bosh, dhe 82 kandidatë të Tiranës garojnë vetëm për 1 karrige të sigurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!