Pas përfundimit të procesit zgjedhor për kreun e ri të partisë, Partia Demokratike do të mbledhë të shtunën në selinë qendrore Këshillin Kombëtar. Kryetari Edi Paloka bën të ditur se në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD-së dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e partisë.
NJOFTIMI
“Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD!
Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD.
Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.
Edi Paloka, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD”
Kujtojmë se Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh.
Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri mori 93.45% të votave në të gjitha degët e partisë, duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.
REZULTATI
Sali Berisha 40820 (93.45%).
Ibsen Elezi 2532 (5.8%).
Moren pjese 43680 demokratë.
Te pavlefshme 328 fletë. /abcnews.al/