Pas vrasjes së kineastes, rinisin sërish xhirimet e “Rust” me Alec Baldwin në rolin kryesor

schedule16:00 - 15 Shkurt, 2023

schedule 16:00 - 15 Shkurt, 2023

Xhirimet e filmit western “Rust” do të rifillojnë në pranverë me një drejtor të ri fotografie, pavarësisht akuzave për vrasje me të cilat përballet ylli dhe producenti Alec Baldwin për vdekjen e kineastes Halyna Hutchins.

Në tetor 2021, Hutchins u plagos për vdekje nga një armë që Baldwin mbante në xhirime në atë kohë. E njëjta akuzë që është bërë ndaj aktorit është bërë edhe ndaj armëbërësit të filmit, i cili mbetet të përgjigjet se pse ka pasur të shtëna reale gjatë xhirimeve.

Por krahas vazhdimit të produksionit, një tjetër dokumentar për jetën dhe veprat e Hutchins pritet të krijohet nga “Rust Movie Productions”. “Kjo do të tregojë shkëlqimin dhe talentin e saj, duke përcjellë mesazhin se çfarë do të thotë humbja e saj për miqtë, kolegët dhe gjithë industrinë e filmit”, tha kompania e prodhimit në një deklaratë. Producent në të dy projektet do të jetë bashkëshorti i regjisores.

“Sado e hidhur që është, jam mirënjohës që një ekip i ri prodhimi i shkëlqyer dhe i përkushtuar së bashku me kastin janë të gatshëm për të përfunduar atë që Halina dhe unë filluam”, tha regjisori Joel Souza për uebsajtin e Hollywood Reporter.

Baldwin do të mbetet në rolin kryesor përkrah Bianca Klein, e cila ka marrë postin e drejtoreshës së fotografisë. Sipas publikimit, produksioni nuk do të përdorë armë zjarri gjatë xhirimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!