Pas vizitës dy ditore në Kosovë, ish-presidenti Hashim Thaçi udhëton drejt Hagës

schedule13:45 - 22 Mars, 2025

schedule 13:45 - 22 Mars, 2025

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë, është nisur për në Hagë. Gjatë vizitës në Kosovë, përveç tre vëllezërve të tij, me Thaçin është takuar me bashkëshorten e tij, Lumnija dhe nëna e tij, Hyra.

Gjykata Speciale lejoi vizitën e Thaçit pesë ditë pas vdekjes së babait të tij.

Thaçi arriti të premten në Kosovë, ku edhe vizitoi varrin e babait të tij dhe vendosi një kurorë me lule, ku shkroi se “së shpejti dorë më dorë do t’i falënderojë të gjithë qytetarët që shkuan para tij te varri”.

Ish-presidenti i Kosovës vazhdon të mbahet në paraburgim që nga viti 2020.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!