Ndodh për herë të parë/ Pas vendimit të Strasburgut, rishikohet shkarkimi nga vettingu i ish prokurores Antoneta Sevdari

schedule10:28 - 11 Mars, 2024

schedule 10:28 - 11 Mars, 2024

Për herë të parë rishikohet një vendim shkarkimi nga vettingu me formë të prerë për ish prokuroren Antoneta Sevdari, ish anëtare e KLP-së. Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit vjen pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë ish prokurores.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Gjykata vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” por theksoi gjithashtu se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk shërben për të hedhur poshtë në tërësi procesin e vetingut në Shqipëri./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!