Pas vëllait humb edhe nënën nga COVID-19, dramë për ish-basketbollistin

schedule10:19 - 28 Prill, 2020

schedule 10:19 - 28 Prill, 2020

Sebastian Telfair, ish-basketbollisti që ka luajtur në NBA për 20 vite dhe që më pas e mbylli karrierën në Kinë, ka përjetuar së fundmi momente shumë të vështira. 34-vjeçari ka humbur nënën dhe vëllanë e tij, të dy të prekur nga coronavirusi.

Erica Teflair, vdiq të hënën në moshën 64-vjeçare. Ajo po luftonte me COVID-19, por ende zyrtarisht nuk është shpallur shkaku i vdekjes, sikurse raportojnë mediat përtej Atlantikut. Një muaj më parë u nda nga jeta edhe Dan Turner, vëllai i madh i Sebastian.

Ai ka bërë edhe një postim në Instagram, teksa shkruan: “Më lini të shoh rrezet X. Nuk jam një ekspert, jemi thjesht të lënduar”, shkruan Sebastian, i cili ka postuar edhe një video me nënën e tij, duke theksuar se pa të jeta e tij nuk do të jetë njëlloj. /abcnews.al