Kobe Bryant do të nderohet në Oskar pas vdekjes së tij tragjike të dielën, sipas raportimeve. Eventi do të mbahet në datë 9- shkurt.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Lëvizjes bëri homazhe për legjendën NBA, e cili humbi jetën së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë të tjerë kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kaliforni gjatë fundjavës.
Bryant, i cili vdiq tragjikisht të dielën, fitoi një Oskar në vitin 2018 për filmin e tij të shkurtër të animuar “Dear Basketball”, bazuar në një poezi që atleti shkroi ndërsa i afrohej largimit nga NBA në 2016.
Pas marrjes së çmimit, Bryant shkroi në Twitter: “Kjo është përtej imagjinatës.”
Të dielën gjithashtu Çmimet Grammy nderuan ikonën e basketbollit gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Staples Center, ku Bryant luajti me Los Angeles Lakers.
‘Ata dyshuan se një fëmijë mund të luante në NBA dhe ai i provoi se të gjithë ishin gabim. Ata dyshuan se ai mund të fitonte një kampionat dhe ai i provoi ata se ishin prapë gabim.
‘Ata dyshuan se ai mund të realizonte filma dhe ai fitoi një Oscar. Si të gjithë artistët e shkëlqyer, Kobe Bryant provoi dyshimet e gabuara. Pusho në paqe ‘./abcnews.al