Ledri Vula dhe Buta bashkëpunuan për herë të parë më 2017 me këngën e tyre “Mbi re”.
Ndërsa vetëm një vit më pas kënduan “Merri merri”, duke e kthyer në hitin e 2018 që vijon të dëgjohet ende sot e kësaj dite. Por një lajm i bukur vjen nga dy artistët, të cilët pas tre vitesh janë bërë sërish bashkë, për t’i shtuar verës së 2021 një tjetër duet për tu mbajtur mend.
Sipas “Prive” kënga është realizuar nga vetë reperët teksa videoklipi pritet të xhirohet shumë shpejt. Ende nuk ka një datë zyrtare për publikimin e këtij projekti, dihet vetëm se do jetë gati për fansat para mbylljes së sezonit veror.
Kujtojmë që Ledri deri tani ka lancuar disa prej hiteve të sezonit, si “Don mo”, “Dale” në bashkëpunim me Kidën dhe Butrintin dhe “Marr” me Majk. Nga ana tjetër, Buta publikoi katër ditë më parë këngën e re me titull “Poshtë/Nalt”./abcnews.al