Pas tragjedisë në Indonezi, reagon edhe presidenti i FIFA-s: Bota e futbollit është në gjendje shoku!

schedule12:06 - 2 Tetor, 2022

schedule 12:06 - 2 Tetor, 2022

Pas tragjedisë së ndodhur në Indonezi të shtunën, ka reaguar edhe FIFA.Kreu më i lartë i qeverisë së futbollit, Gianni Infantino, tha se bota e futbollit është në gjendje shoku.

“Bota e futbollit është në gjendje shoku pas incidenteve tragjike që kanë ndodhur në Indonezi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan.

Kjo është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik.

Së bashku me FIFA-n dhe komunitetin global të futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, ata që janë lënduar, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë kohë të vështirë”, deklaroi presidenti i FIFA-s.

Kujtojmë se të paktën 174 njerëz vdiqën dhe 180 të tjerë u lënduan në një rrëmujë dhe trazira në një ndeshje futbolli në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda në botën e futbollit. Shifrat janë të raportuara zyrtarisht deri më tani, teksa numri mund të rritet edhe më shumë. /f.a/abcnews.al