Pas Tiranës, Fieri me numrin më të lartë të rasteve aktivë

schedule11:04 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 11:04 - 13 Dhjetor, 2020

Shtohen rastet ne Covid-19 në Fier, ndërsa një ditë më parë ka pasur një shtim të rasteve në burgun e Fierit.

Një ditë më parë 3 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Kështu, një mjek, një infermier dhe një ekonomist i burgut të Fierit i shtohen të tjerë pjesëtarëve të stafit të cilët kanë dalë pozitiv me Covid.

Deri më sot nuk ka informacione që të ketë të prekur nga radhët e të burgosurve, ndërsa janë karantinuar tashmë të gjithë të prekurit. Listës së 1702 personave që rezultojnë pozitiv aktiv në Fier një ditë më parë i janë shtuar edhe 1 mësuese, 2 nxënës, disa punonjës fasonerie, 1 instruktor palestre si edhe 7 pensionistë e disa të papunë.

Pas Tiranës, Fieri mbetet i dyti në rang vendi që ka numrin më të madh të rasteve aktiv.

/abcnews.al/