Pas Tiranës, Durrësi proteston për rritjen e çmimit të naftës, bllokojnë bulevardin me makina

schedule18:17 - 9 Mars, 2022

schedule 18:17 - 9 Mars, 2022

Në të njëjtën kohë me Tiranën, në protestë për rritjen e çmimeve janë ngritur edhe durrsakët.

Dhjetëra qytetarë po protestojnë para bashkisë, kurse një pjesë e tyre kanë parkuar makinat në rrugë.

Nafta është rritur me 30 lekë vetëm në 24 orët e fundit. Qytetarët janë ata që preken më shumë nga  ky shtrenjtim. Kanë gjetur si zgjidhje mbylljen e automjeteve nga pamundësia ekonomike. Ka edhe nga ata që vijojnë të qarkullojnë sepse janë të detyruar për shkak të punës,shprehen të shqetësuar për  rritjen e çmimit të  naftës

Ekspertët i bëjnë apel institucioneve që të shtojnë monitorimet në tregje. Në tregjet ndërkombëtare është konstatuar se çmimi naftës është ulur me 2% si një përgjigje ndaj deklaratës së agjencisë ndërkombëtare të energjisë e cila është shprehur se po hartohet plan konkret për të ulur ndikimin nga nafta ruse.Gjatë së mërkurës një fuçi naftë po tregtohet me 124 dollarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!