Pas The Weeknd, dhe Drake shpreh pakënaqësi ndaj çmimeve Grammy

schedule12:38 - 26 Nëntor, 2020

schedule 12:38 - 26 Nëntor, 2020

Drake ka mbështetur publikisht The Weeknd, i cili nuk mori asnjë nominim këtë vit për albumin e tij të fundit “After Hours” dhe këngën “Blinding Lights”. The Weeknd reagoi ashpër ndaj Grammy-t, duke e cilësuar si eventin më të korruptuar.

Mendoj se duhet të ndalojmë së habituri çdo vit për këtë shkëputje të muzikës me ndikim dhe këtyre çmimeve dhe të pranojmë që ajo çfarë ishte më parë forma më e lartë e njohjes, të mos ketë rëndësi për artistët që ekzistojnë tani dhe ata që do të vijnë më pas. Është pak a shumë si një i afërm për të cilin ti pret që të ndryshojë, por ai nuk rregullohet.”, ka shkruar Drake.

Gjithashtu, Drake etiketoi dhe Lil Baby, Pop Smoke, Party Next Door dhe Popcaan si artistë që nuk ishin nominuar, por që sipas tij duhej bërë. Mbi deklaratën e The Weeknd reagoi dhe shefi i Akademisë së Regjistrimit Harvey Mason Jr. duke thënë se “për fat të keq, çdo vit, ka më pak nominime sesa numri i artistëve që e meritojnë.” /abcnews.al