Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump zgjedh një grua për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

schedule07:15 - 22 Nëntor, 2024

schedule 07:15 - 22 Nëntor, 2024

PDisa orë pas tërheqjes së Matt Gaetz, presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump emëroi ish-Prokuroren e Përgjithshme të Floridës Pam Bondi si zgjedhjen e tij të re për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë.

“Për një kohë të gjatë, Departamenti politik i Drejtësisë është përdorur kundër meje dhe republikanëve të tjerë, por jo më. Pam do ta rifokusojë departamentin tek qëllimin e tij që janë lufta kundër krimit dhe për ta bërë Amerikën sërish të sigurt”, shkroi Trump në një postim në rrjete sociale.

Bondi është aleat prej një kohë të gjatë e Trump. Ajo ishte një prej avokatëve të tij, kur Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres ngriti akuzat e para ndaj ish-presidentit që synonin shkarkimin e tij. Trump u shpall i pafajshëm nga Senati lidhur me akuzat për abuzim me pushtetin e përpjekje për të kushtëzuar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën.

Bondi ishte gjithashtu në mesin e një grupi republikanësh që u paraqitën për të mbështetur Trump në gjyqin penal kundër tij në New Jork, i cili përfundoi në maj me dënimin e tij për 34 vepra penale.

Matt Gaetz u tërhoq pas akuzave për sulme seksuale. Njoftimi erdhi një ditë pasi Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve nuk ra dakord për publikimin e një raporti mbi akuzat ndaj Gaetz, dhe pasi ai u takua me senatorë republikanë, mbështetja e të cilëve do të ishte e nevojshme për t’u bërë prokuror i përgjithshëm.

Duke njoftuar tërheqjen e tij, 41-vjeçari tha se polemika mbi nominimin e tij të mundshëm “po bëhej padrejtësisht një shpërqendrim” për punën e administratës së ardhshme Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!