Pas takimit me Trump, Netanyahu largohet nga Shtëpia e Bardhë

schedule23:11 - 7 Prill, 2025

schedule 23:11 - 7 Prill, 2025

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu ka përfunduar vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë ku edhe u takua me presidentin amerikan Donald Trump.

Netanyahu deklaroi se në këto takime folën për luftën në Gaza, duke e konsideruar presidentin Trump si një “partner të mirë”, në punë për lirimin e pengjeve. Më tej kryeministri i Izraelit tha se do të duhen vite për të rindërtuar Gazën pas shkatërrimeve të luftës, duke shtuar se Trump ka një vizion për këtë dhe se dy liderët po punojnë se si mund të realizohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!