Pas takimit me Kurtin e Vuçiç, Borrell të hënën u raporton ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

schedule10:02 - 23 Qershor, 2023

schedule 10:02 - 23 Qershor, 2023

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ditën e hënë do të zhvillojnë një takim ku pritet që pjesë e agjendës të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit mësohet se ministrat e Jashtëm do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojë konkluzionet për këtë çështje.

Së fundi, sipas çështjeve aktuale, Këshilli mund të informohet për Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë të enjten e 22 qershorit shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçc është shprehur se ditën e hënë do të raportojë ministrave të Jashtëm të BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!