Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e shëtitores “Taulantia”, ku po vijon puna për transformimin e saj në një hapësirë funksionale për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
Shëtitorja, e cila parashikohet të përfundojë në maj të këtij viti do të kompletohet me terrene të gjelbëruara, sistem ndriçimi, korsi të posaçme për këmbësorët dhe biçikletat, kënde e fusha sportive, të gjitha në funksion të turizmit.
Rama shoqërohet nga kryetarja e bashkisë Emirjana Sako gjatë inspektimit të punimeve.
Sakaq, kryeministri mesditën e sotme zhvilloi një takim me kryebashkiakët e vendit ku foli lidhur me sipërmarrjen vendore, trajtimin e mbetjeve dhe sezonin turistik.


