Kryedemokrati Lulzim Basha është përballur me një ta papritur mbrëmjen e sotme teksa zhvillonte një shëtitje në pedonalen e Korçës, pas takimit me demokratët.
Gjatë marshimit me funksionarë dhe simpatizantë të PD në Korçë janë fikur dritat, duke zënë në befasi kreun demokrat.
Në fjalën e tij Basha u la derën hapur demokratëve që janë larguar në mbështetje të Berishës duke theksuar se zemra e tyre është e hapur për ata që humbën rrugën për interesat e një personi. /abcnews.al