“Aman” ishte projekti më i fundit që solli Dafina Zeqiri dhe që rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm. Bashkëpunimi me Ledri Vulën dhe Lumi B ka arritur të marrë miliona klikime në Youtube, vetëm pak ditë nga publikimi.
Por ndërsa nuk kanë kaluar shumë ditë nga “Aman”, Dafina duket se ka gati hitin e radhës. Së fundmi, ajo ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram projektin e radhës që premton të jetë gjithashtu një sukses.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me artistin e huaj Gee Dixon që mban titullin “La vida” dhe pritet të publikohet të premten. Këngëtarja nga Kosova prej ditësh po shijon disa ditë pushimë në jug të vendit, ku nuk ka nguruar të ndajë momente dhe në rrjete sociale.
Ajo që kanë tërhequr vëmendjen janë postimet në krah të ish partnerit, Dj Geek, gjë që ka ngjallë dyshime se dyshja është rikthyer sërish së bashku pas pak kohësh të ndarë. /abcnews.al