Pas Stresit një tjetër reper reagon për atentatin në Fushë-Krujë, publikon foto me viktimat

schedule19:12 - 18 Korrik, 2022

schedule 19:12 - 18 Korrik, 2022

Reperi Fero ka qenë i radhës që ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Fero ka publikuar foto me viktimat në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shpreh dhimbjen e tij për tragjedinë.

“Allahu në parajsë vëllai im”, shkruan Fero në një foto ku shihet pranë Martinajt.

Ai po ashtu ka ndarë një foto me Diklen Vatën, më të cilin siç duket ka pasur gjithashtu miqësi.

Veç Feros, me herët ka reaguar reperi Stresi, i cili anuloi të gjitha koncertet e planifikuara, pasi humbi mikun e tij, Brilant Martinaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së 17 korrikut, kur tre të rinjve iu bë atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Ndaj makinës ku ishin Martinaj, Vata dhe Hoxha u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa mjeti shpërtheu në flakë.

Vata mundi të dalë nga makina, por autorët u kthyen për ta ekzekutuar. Ndërkohë, Hoxha dhe Martinaj u dogjën në makinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!