Pas Spanjës, Irlanda dhe Norvegjia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

schedule13:59 - 28 Maj, 2024

schedule 13:59 - 28 Maj, 2024

Irlanda dhe Norvegjia kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar Spanjës.

“Qeveria e njeh Palestinën si një shtet sovran dhe të pavarur dhe ka rënë dakord të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Irlandës.

Një ambasador irlandez do të emërohet në shtetin e Palestinës “së bashku me një Ambasadë të plotë të Irlandës në Ramallah”, tha ai. Kryeministri irlandez Simon Harris tha se zgjidhja me dy shtete “është e vetmja mënyrë që Izraeli dhe Palestina të jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Norvegjisë tha të martën se njohja e shtetit të Palestinës shënon “një moment historik në marrëdhëniet midis Norvegjisë dhe Palestinës”.

“Për më shumë se 30 vjet, Norvegjia ka qenë një nga avokatët më të fortë për një shtet palestinez,” tha në një deklaratë  të martën Ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide.

“Kam besim se qeveria palestineze do të vazhdojë punën e vështirë të reformës dhe do të vendosë themelet për qeverisjen e Bregut Perëndimor dhe Gazës pas një armëpushimi”.

“Është për të ardhur keq që qeveria izraelite nuk tregon shenja të angazhimit konstruktiv”, tha ministri i jashtëm norvegjez.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!